Shqipëria gati për Samitin e 1-rë të Vajzave

Fushata #Girl2Leader sjell së bashku deputetet, shoqërinë civile dhe vajzat, për të nxitur pjesëmarrjen e tyre në politikë dhe vendim-marrje

Tiranë, 19 Shtator 2018 – Shqipëria është gati për Samitin e parë të vajzave. Këtë 11 Tetor fushata globale #Girl2Leader, që organizohet për nxitjen e përfshirjes së vajzave në politikë dhe në vendim-marrje, do të vendosë në qendër të diskutimeve të saj arsimin, shërbimet, pjesëmarrjen, dhunën dhe pabarazitë ndaj vajzave në Shqipëri.

Samiti organizohet nga Aleanca e Grave Deputete, Rrjeti kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), Qendra për të Drejtat e Fëmijëve (CRCA), Koalicioni për Arsimin (ACE) dhe Parlamenti Rinor Tiranë, nën  përkujdesin e veçantë të tre ambasadoreve të këtij Samiti, znj. Elona Gjebrea, N/Kryetare e Aleancës së Grave, Znj. Dhurata Çupi, deputete dhe Kryetare e Aleancës së Grave si dhe Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Samiti ka katërmbëdhjete Ambasadore: 7 deputete nga Kuvendi i Shqipërisë mes tyre Nora Malaj, Rudina Hajdari, Klajda Gjosha dhe Elisa Spiropali, dhe 7 nga shoqëria civile dhe media, Edlira Haxhiymeri, Klodeta Dibra, Flora Nikolla, Manjola Hasa, Anila Meço, Dhurata Myrtollari dhe Hueyda El Saied, të gjitha zonja me arritje të spikatura në jetën e tyre publike dhe profesionale.

Ambasadoret e fushatës do të ndajnë me vajzat, eksperiencën e tyre në profesionet të cilat i ushtrojnë dhe histori frymëzuese duke i inkurajuar dhe duke u bërë burim frymëzimi për vajzat e reja, të cilat do të kenë mundësi ti vizitojnë Ambasadoret në vendet e tyre të punës. Ndërkohë që vajzat e përgjedhura përgjatë një viti, deri në organizimin e Samitit të ardhshëm, do të kenë mbështetjen dhe mentorimin e Ambasadoreve, dhe në një ditë të vitit, së bashku ato do të ndajnë në një shkollë apo universitet eksperiencen e tyre të përbashkët.

Deri më tani, rreth 22 vajza të reja të moshave nga 15-21 vjeç, janë duke u konsuderuar si kandidate të mundshme të Samitit. Ato kanë ndarë historinë e tyre frymëzuese në rrjetet sociale, duke përdorur hashtags: #Girl2Leader,#Girl2LeaderALdhe #Girl2LeaderShqipërinë TwitterFacebook,Instagramdhe  Storify.

Samiti, i mbështetur nga Global Campaign for Education, përkon me Ditën Ndërkombëtare të Vajzave! Në Shqipëri rreth gjysma e popullisisë janë gra dhe vajza. Ato vuajnë disnivele të ndjeshme të pabarazisë gjinore në familje dhe shoqëri. Dhuna fizike, psikologjike dhe seksuale në familjes, shoqëri, shkollë dhe vendin e punës janë prezente në jetën e tyre. Gratë dhe vajzat përfaqësohen në nivele ende tepër të ulta në Kuvend, në partitë politike dhe në qeverisjen lokale. Samiti i Vajzave në Shqipëri do të përmbyllet me miratimin e Rezolutës për të Drejtat e Vajzave!

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Ervjola Osmanaj

Presidente e ANYN

ervjola.osmanaj@crca.al

Na Kontaktoni

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL