
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) në bashkëpunim me Lidershipin e të Rinjve të TiranësdheCRCA Shqipëri, mbështetur nga Olof Palme International Center në Shqipëri, kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e Thirrjes për Nominime “Të Rinjtë e Vitit 2016 në Shqipëri”.
Nisma “Të Rinjtë e Vitit”, e cila iniciohet për të dytin vit rradhazisynon të identifikojë, rendisë dhe vlerësojë publikisht të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që kanë dhënë një kontribut e kanësjellë një ndryshim nëjetën e të rinjve e të rejave apo grupeve të tjera shoqërore anembanë Shqipërisë. Përmes kësaj thirrje ne ftojmë të gjithë partnerët tanë dhe individët e interesuar që të nominojnë me propozimet e tyre të rinj që kanë dhënë kontributin e tyre në fusha si: Shoqëri Civile, Politikë dhe Media.
Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për kandidatë të Çmimit “Të Rinjtë e Vitit 2016” janë:
- I riu / e reja e Vitit 2016 në Shoqëri Civile;
- I riu / e reja e Vitit 2016 në Politikë;
- I riu / e reja e Vitit 2016 në Media;
Çmimi kërkon që të rinjtë vetë të identifikojnë se cilët janë individët që më së miri përgjatë vitit 2016kanë sjellë një ndryshim të matshëm në shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku ata studiojnë apo vendin e punës ku kontribuojnë. Ata mund të jenë drejtues të organizatave rinore, politikanë të rinj, gazetarë të rinj, të rinj që frymëzojnë të rinj të tjerë, të rinj nismat e të cilëve kanë fuqizuar komunitetet ku ata jetojnë, sidomos ato më të margjinalizuara, të rinj që kanë nxitur krijimin e lëvizjeve lokale apo kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, fëmijëve, të rinjve, grave apo të moshuarve!
Nëse njeh një të ri apo te re të tillë, apo je njëri prej tyre, plotëso formën e aplikimit online në link-un http://www.crca.al/sq/te-rinjte-e-vitit-2016. Të rinjtë duhet të jenë mbi 16vjeç dhe deri në moshën 30 vjeç!
Do të merren në konsideratë vetëm aplikimet që përshkruajnë QARTË nismën që ka zbatuar i riu / e reja dhe NDRYSHIMIN që ka sjellë, sa persona janë ndikuar, sapersona kanë përfituar nga kjo nismë apo veprimtari.
Vlerësimi i nominimeve dhe aplikimeve do të bëhet nga një komision i ngritur me përfaqësues nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), Lidershipi i të Rinjve të Tiranës dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA Shqipëri.
Më pas për propozimet e zgjedhura, do të ftohen të rinjtë e të rejat nga e gjithë Shqipëria, publiku i gjerë etj që përgjatë një muajitë votojë online në faqen http://www.crca.al/sq/te-rinjte-e-vitit-2016.
Renditja e të rinjve sipas 3 kategorive do të bëhet në bazë të numrit të votave që çdo i ri ka marë online.
Të rinjtë fitues dhe më të votuarit do të ftohen në fund të vitit në një event të posaçëm, ku do të prezantohen përpara të ftuarve specialë nga Kuvendi, Qeveria Shqiptare, institucionet publike, organizatat joqeveritare, partitë politike, ambasadat dhe partnerët tanë.
Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data 25 Tetor 2016!