SHQIPËRIA MBAN PANAIRIN E 3-TË TË ORGANIZATAVE RINORE

Mbi 60 organizata rinore, grupe, rrjete, forume politike të të rinjve nga e gjithë Shqipëria marrin pjesë në Panairin e 3-të të Organizatave Rinore në Shqipëri

Tiranë, 08 Dhjetor 2017- Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia e Tiranës dheAgjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, me mbështetjene Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve - CRCA Shqipëri, Koalicionit për Arsimin në Shqipëri dheMuzeut Historik Kombëtar, në kuadër të fuqizimit dhe mbështetjes që japin për organizatat rinore të shoqërisë civile, organizuan sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Panairin e 3-të të Organizatave Rinore, ku morrën pjesë mbi 60 organizata, grupime, rrjete, forume politike rinore nga e gjithë Shqipëria.

Ky Panair ka për qëllim të krijojë një hapësirë të hapur ndaj organizatave rinore të shoqërisë civile, forumeve politike rinore, të rinjve, rrjeteve rinore dhe komunitetit të gjerë në të gjithë Shqipërinë për të informuar, ngritur ura bashkëpunimi ndërmjet tyre, si dhe për të nxitur marrëveshje bashkëpunimi mes aktorëve lokalë, qëndrorë dhe donatorëve të ndryshëm.

NëkëtëPanair, OSHC-të rinore dhe forumet politike rinore u takuan me donatorë, institucione publike dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria, për të informuar dhe ndarë arritjet e tyre, programet si dhe çështjet më shqetësuese rinore. Përgjatë panairit, u organizuan prezantime dhe takime ndërmjet donatorëve, institucioneve dhe të rinjve me përfaqësuesit e organizatave rinore të shoqërisë civile dhe vullnetarëve.

Të ftuar për të përshëndetur këtë panair ishin Z. Shpati Kolgega - Zv. Ministri për Rininë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i cili përgjatë fjalës së tij u shpreh se Panairi i Organizatave Rinore është një model mjaft i suksesshëm për organizatat rinore dhe të rinjtë anembanë Shqipërisë për t’u njohur dhe ndërlidhur sa më tepër me njëri-tjetrin. Gjithashtu ky panair është mjaft i rëndësishëmdhe shërben edhe për vetë institucionet për të njohur dhe mbështetur punën e këtyre organizatave rinore; Znj. Bardhylka Kospiri – Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila përgjatë fjalës së saj u shpreh se të jesh pjesë e një aktivitet të këtij lloji, mes qindra të rinjve që punojnë dhe mundohen që ta bëjnë këtë vend sa më të mirë është një kënaqësi e veçantë; Z. Ervin Salianji – Deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin Shqiptar, i cili përgjatë fjalës së tij u ndal tek rëndësia e miratimit tëDraft – Rezolutës për të Rinjtë e Kuvendit të Shqipërisë.  Së fundi, Z. Salianji uroi që rezoluta për të rinjtë e Kuvendit të Shqipërisë mos përfundoje vetëm në krijimin e aleancës së deputetevë si një grupim për show, por një grupim që do të prodhojë më shumë të drejta të që funksionojnë për të rinjtë. Znj. Kejdi Mehmetaj – Deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila u shpreh se në këtë ditë që simbolizon protestën dhe revoltën rinore duhet të bëhemi bashkë një zë për të luftuar fenomenet që vështirësojnë jetën e të rinjve shqiptarë. Bashkë duhet të angazhohemi për të luftuar papunësinë, varfërinë dhe përmirësuar sistemin arsimor, që Shqipëria të jetë vendi i mundësive që të rinjtë i kërkojnë rrugëve të emigrimit;

 Z. Andi Kananaj – Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile– AMSHC, i cili shprehu gadishmërinëe tij dhe AMSHC-sëpwr mbwshtetjen nëcdo moment tëaktiviteteve kaq tësuksesshme dhe të dobishme për rininë Shqiptare, si Panairi i Organizatave Rinore; si dhe Znj. Lorena Haxhiu – Drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Rinisë – SHKR, e cila u shpreh se aktivitete si Panairi i Organizatave Rinore, i duhen më tepër të rinjve dhe organizatave Rinore në Shqipëri dhe se për këtë gjë, Shërbimi Kombëtar i Rinisë do të jetë partner për çdo aktivitet të kësaj natyre me çdo organizatë rinore në vend.

Një hapësirë e veçantë përgjatë këtij Panairi, iu dedikua informimit të të rinjve, gjimnazistëve dhe studentëve mbi bursat e ndryshme studimore që ofrohen prej ambasadave në Shqipëri, si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hollandeze, Gjermane, Austriake, Ceke, Franceze etj.

Për më shumë informacion, kontaktoni: Klaudio Pulaha, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, tel: 067 500 20 21, E-mail: klaudio.pulaha@crca.al

Na Kontaktoni

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL