Error message

Deprecated function: Array and string offset access syntax with curly braces is deprecated in include_once() (line 20 of /home/wwwcrca/public_html/anyn.al/includes/file.phar.inc).

Vrasja e një të riu nga Policia, sjell protesta të përditshme të adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri

ANYN dhe CRCA/ECPAT Shqipëri në një komunikim me Policinë e Shtetit i bënë thirrje për të treguar kujdes ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve pjesëmarrës në protesta

Tiranë, 14 Dhjetor 2020 – Prej pesë ditësh Tirana dhe qytete të ndryshme të vendit janë përfshirë nga protestat qytetare, për shkak të vrasjes së një të riu 25 vjeçar nga një punonjës policie. Tubimet nisën me mbledhje të shumë të rinjve, mes tyre edhe një numër të madh të fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët ju përgjigjen thirrjeve në rrjetet sociale, për të kërkuar hetime ndaj kësaj vrasjeje dhe dorëheqjen e përfaqësuesve të lartë të Policisë e Ministrisë së Brëndshme.

 

Ndërsa këto protesta vijojnë çdo ditë, ANYN dhe CRCA/ECPAT Shqipëri është bërë me dije se shumë prej të miturve, që kanë qenë pjesë e këtyre tubimeve, rreth 57 prej tyre, janë ndaluar dhe shoqëruar nga policia drejt mjediseve të papërshtatshme të komisariateve të policisë, të cilat janë thuajse të gjitha të ndërtuara gjatë kohës së komunizmit dhe nuk plotësojnë standartet ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.

 

ANYN dhe CRCA/ECPAT Shqipëri morën kontakte me drejtues të Policisë së Shtetit në lidhje me përfshirjen e shumë fëmijëve dhe adoleshentëve në protestat e katër ditëve të fundit.

Ndonëse ne ndamë shqetësimin e përbashkët se fëmijët dhe adoleshentët nuk duhet të jenë pjesë e protestave jopaqësore apo të dhunshme, ne jemi po aq të shqetësuar për sjelljen agresive të punonjësve të policisë, sidomos të disa skuadrave të posaçme të saj, përkundrejt fëmijëve, ndaj kemi kërkuar që të eleminohet aq sa është e mundur ndalimi i fëmijëve nën 14 vjeç dhe zbatimi rigoroz i Kodit të të Miturve për ata mbi 14!



Po ashtu mendojmë se çdo fëmijë dhe adoleshent ka të drejtë të protestojë dhe se kjo e drejtë nuk mund t'ju kufizohet atyre, me përjashtim të rasteve kur policia beson seriozisht se jeta e fëmijëve është e rrezikuar.

Me këtë rast ne i bëjmë një thirrje si policisë por edhe prindërve, është mirë të mendojmë për mirëqenien e fëmijëve dhe sigurisë së tyre. Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë çdo lloj dialogu midis fëmijëve, familjeve dhe policisë, që do të forconte respektin për të drejtat e fëmijës dhe mbrojtjen e tyre.



Po ashtu ne besojmë se ka ardhur koha që Liria e Tubimeve si një e drejtë baze kushtetuese të mos vendoset nën trysninë politike të Qeverisë, duke përdorur COVID si shkak për të mos lejuar asnjë protestë e manifestim.

Nisur nga kjo në ditët e ardhshme ne do të organizojëe një Forum të posaçëm online gjithashtu bazuar edhe nga Protesta e këtyre ditëve, për të analizuar por edhe rekomanduar zgjidhje e propozime ligjore te ligji i vjetër i Tubimeve!



Ne ftojmë të gjithë prindërit që në këtë situatë që jemi, sa mjekësore, aq edhe të ngarkuar emocionalisht, sa të varfër, aq edhe të mbushur me pakënaqësi, të mbrojmë fëmijët të parët dhe mbi të gjitha!

Na Kontaktoni

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL