ANYN dhe CRCA: Nënshkruani peticionin “VOTO 16 vjeç”!

Tiranë, 27 Qershor 2022 – ANYN, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, hapën sot fushatën e nënshkrimit të peticionit për uljen e moshës së votimit në Shqipëri në 16 vjeç. Një fushatë kjo që rinis në Tiranë dhe do të vijojë edhe në qytete të tjera të vendit, në mbledhjen e firmave dhe të mbështetjes së qytetarëve për ndryshimin e moshës që i jep të drejtë adoleshentëve për të votuar.

ANYN dhe CRCA i drejtohen me këtë peticion jo vetëm Kuvendit të Shqipërisë, por edhe të gjithë aktorëve të tjerë politikë në vendin tonë, për t’i ftuar që të votojnë ndryshimin e kushtetutës dhe të kodit zgjedhor dhe më pas edhe ta aprovojnë uljen e moshës së votimit në Shqipëri.

Kërkesa për uljen e moshës së votimit është bërë publike për herë të parë nga ANYN dhe CRCA/ECPAT Shqipëri në vitin 2018.

“Ulja e moshës së votimit, nga 18 vjeç në 16 vjeç, është një proces që fuqizon demokracinë dhe i krijon përgjegjësi adoleshentëve për të drejtat e tyre.” – tha Marsela Delija, Presidente e ANYN gjatë leximit publik të peticionit në Sheshin Skënderbej sot në kryeqytet.

Ulja e moshës së votimit, do t’i bëjë adoleshentët të kenë një mundësi unike në jetën e tyre që të marrin përgjegjësitë politike që në moshën 16 vjeç, si dhe një vëmendje akoma më të shtuar të politikës ndaj tyre.

Shqipëria, ka eksperienca pozitive përsa i përket garantimit të të drejtës së votes, si një ndër vendet e para në Europë që iu njohu grave të drejtën e votës, që në vitin 1920. E drejta e votës në moshën 16 vjeç njihet tashmë në shumë vende, si: Austri, Gjermani, Amerikë, Skoci, Norvegji, Brazil, Argjentinë, Zelanda e Re, etj.

 

 

 Për më shumë informacion, kontaktoni:

ANYN Shqipëri

E-mail: info@anyn.al

Na Kontaktoni

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL