TI JAPIM FUND VARFËRISË SË FËMIJËVE E TË RINJVE NË SHQIPËRI!

Shqipëria të luftojë për varfërinë zero për fëmijët e të rinjtë dhe të sigurojë kushtet e domosdoshme social-ekonomike që të gjithë ata të përballojnë periudhën e vështirë të pandemisë globale!

Drejtuar:         Z. Edi RAMA, Kryeministër dhe Kryetar i Partisë Socialiste

 

                        Z.Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

 

Z. Enver Roshi, Kryetar i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

 

Znj. Rudina Hajdari, Kryetar e Komisionit për Integrimin Europian

 

                        Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

 

                        Znj. Milva Ekonomi, Kryetar e Komisionit për Ekonominë dhe Financat

 

Znj. Eglantina Gjermeni, Kryetar e n/komisionit për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave

 

Znj. Vasilika Hysi, Kryetar e n/komisionit për të Drejatat e Njeriut

 

Z. Ramazan Gjuzi, Kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

 

Z. Ervin Bushati, Kryetar i n/komisionit për monitorimin e zbatimit të Buxhetiti të Shtetit dhe kontrollin e tij

 

Z. Lulzim Basha, Kryetar i Patisë Demokratike

 

                        Znj. Monika Kryemadhi, Kryetar e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim

 

                        Z. Fatmir Mediu, Kryetar i Partia Republikane

 

                        Z. Dashamir Shehu, Kryetar i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

 

Z. Shpëtim Idrizi, Kryetar i Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

 

Z. Nard Ndoka, Kryetar i Partia Demokristiane

 

 

Tiranë, 20 Tetor 2020 - Rishikimi ekonomik më i fundit i Bankës Botërore, përcjell shqetësimin se rreth 1 milionë e 160 mijë banorë në Shqipëri, do të vuajnë varfërinë për shkak të pandemisë, ndërmjet tyre edhe të paktën 277,000 fëmijë.

 

Sëmundjet, pasiguria ushqimore, humbja e vendeve të punës dhe rritja e papunësisë, mbyllja e shkollave etj, sipas parashikimeve të Bankës Botërore, mund të çojnë në përkeqësim të ndjeshëm të kapitalit njerëzor dhe në humbje të thella të të ardhurave që zgjasin për të gjithë jetën.

 

Pandemia botërore e COVID 19, ka ndërprerë në mënyrë të shpejtë dhe të egër shumicën e aktiviteteve në vendet me ekonomi të brishtë dhe të paqëndrueshme. Shqipëria, sipas parashikimeve të Bankës Botërore, do të pësojë një tkurrje të ekonomisë në rreth 8,4% të GDP[1] si shkak i goditjes që ekonomia e Europës ka marrë përgjatë muajve të fundit. Po sipas tyre, Shqipëria do të jetë vendi i 5-të më i prekur në Europë dhe Azinë Qëndrore nga recensioni ekonomik dhe rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

 

Megjithatë ne besojmë se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë financiare, njerëzore dhe menaxhuese, që edhe pse në kohë krize, t’i japë fund një herë e mirë varfërisë së fëmijëve benda 4 vjeçarit të ardhshëm. Për më tepër, në bindjen tonë, investimi për eleminimin e varfërisë tek fëmijët është një investim për rritjen ekonomike të vendit, duke garantuar funksionimin e biznesit të vogël dhe të mesëm, si dhe të mallrave “Made in Albania”.

 

Nisur nga kjo situatë, organizatat e shoqërisë civile që punojnë çdo ditë për fëmijët dhe me ta, drejtojnë këtë peticion me këto kërkesa:

 

  • Të premtojnë publikisht “Zero Varfëri për Fëmijët”dhe eleminimin e saj brenda vitit 2025;
  • Qeveria e ardhshme të krijojë një program kombëtar të eleminimit të varfërisë së fëmijëve, e cila të llogaritet për fëmijë (e jo për familje) dhe që merr për bazë kostot e ushqimit, veshmbathjes, arsimimit dhe shërbimeve shoqërore e shëndetësore të nevojshme për çdo fëmijë – nëpërmjet të ashtëquajturës “Bursa për Fëmijë”;
  • Të mos lihet asnjë fëmijë i paarsimuar, i kequshqyer, apo viktimë e çdo forme shfrytëzimi dhe dhune, pa i dhënë të gjithë mbështetjen dhe shërbimet e duhura, përfshi strehim, arsimin dhe transport falas;
  • Të rriten menjëherë investimet në arsim, nëpërmjet rritjes së buxhetit për arsimin, projekteve të brendshme dhe të huaja, për të krijuar shkolla dhe arsimim bashkëkohor, të sigurt dhe gjithëpërfshirës kudo në Shqipëri. Kjo kërkon një reformë të thellë të menaxhimit të arsimit publik parauniversitar dhe mbulimit të kostove të arsimimit të atyre që nuk kanë;
  • Bashkitë kudo në vend ta kenë me detyrim ligjor që për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët të sigurojnë programe e shërbime shoqërore komunitare papagesë për këshillimin e tyre dhe të familjeve, mbrojtjen nga cdo formë dhunë e shfrytëzimi, programe të fuqizimit të familjes etj.

 

Përmes këtij peticioni ne ftojmë të gjitha organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, të gjithë ata që punojnë çdo ditë me fëmijët dhe për fëmijët, të gjithë politikanët, përfaqësuesit e Parlamentit Shqiptar, ministrat dhe të gjithë aktivistët e të drejtave të njeriut, të na bashkohen për ti dhënë fund një herë e mirë varfërisë së fëmijëve.

 

Na Kontaktoni

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL