Become Part of ANYN

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri është një rrjet rinor, i përbërë nga përfaqësues të 60 forumeve politike të të rinjve dhe grupeve e organizatave rinore të shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar, i krijuar në vitin 2015.

Ata vijnë së bashku nën këtë grupim për tu konsultuar e ndërmarrë veprime e iniciativa të përbashkëta në interes të të gjithë të rinjve pavarësisht bindjeve politike, statusit ekonomik, social, orientimit seksual, identietit gjinor, aftësive apo grupimeve, në të cilat ata bëjnë pjesë.

Qëllimi: Promovimi i të drejtave të të rinjve dhe çështjeve rinore, në nivel lokal dhe kombëtar; rritjen e angazhimit/ përfaqësimit të të rinjve në të gjitha fazat e vendimmarrjes e hartimit të politikave për të rinjtë, si dhe nxitjen e krijimit të politikave, ligjeve dhe programeve për mbështetjen e të rinjve në Shqipëri.

ObjektivatLobim dhe avokatësi për garantimin dhe respektimin e të drejtave të të rinjve në vend; Rritja e pjesmarrjes së të rinjve në të gjitha nivelet e vendim-marrjes si në nivel lokal ashtu dhe në atë qëndror; Nxitja e hartimit dhe buxhetimi i politikave rinore me pjesmarrje nga të rinjtë; Fuqizimi i organizatave rinore dhe të rinjve; Qendër burimore për cështjet e të rinjve në nivel lokal dhe atë qëndror.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri është një strukturë e mbështetur dhe e lehtësuar nga Shtëpia e të Drejtave të Njeriut /CRCA Shqipëri.


PSE DUHET T’I BASHKOHEM RRJETIT KOMBËTAR PËR TË RINJTË NË SHQIPËRI - ANYN?

Aktivitetet tuaja dhe të organizatave partnere do të kenë impakt dhe vizibilitet më të madh nëse jemi të gjithë bashkë pjesë e kësaj lëvizje, pa të cilën nuk mund të kemi arritje të standarteve demokratike dhe evropiane. Nëpërmjet Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, do të mund:

1.       Të paraqisni qëndrimin tuaj për të rinjtë përpara Qeverisë, Kuvendit, institucioneve të pavarura dhe donatorëve;

2.       Të kemi  mbështetje pro-aktive nga të gjithë anëtarët e stukturës për nismat lokale dhe rajonale dhe të rrjetëzohemi me të gjitha organizatat që punojnë në Shqipëri dhe BE;

3.       Akses dhe mundësi të drejtëpërdrejta për lobim dhe avokatësi me institucionet publike në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal;

4.       Mbrojtja dhe fuqizimi i shoqërisë civile të të rinjve;

5.       Promovimini i cështjes së të rinjve në Kuvend, Qeveri dhe Bashki në të gjithë Shqipërinë;

6.       Vizibilitet në mediat kombëtare për veprimet dhe aksionet e organizatës ose rrjetit tuaj;

7.       Të mbajmë qëndrime të përbashkëta në lidhje me shkeljet e të drejtave të të rinjve;

8.       Për të qenë pjesë e PLATFORMËS PËR TË RINJTË NË POLITIKË ku çdo organizatë mund të informojë partnerët në lidhje me arritjet dhe aktivitetet.


SI MUND TË BËHEM PJESË E LIDERSHIPIT TË TË RINJVE TË  TIRANËS - ANYN?

Nëse ju jeni një organizatë rinore apo një organizatë që punon për të rinjtë, ne do t’ju ftonim që të bëheshit pjesë e Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, duke shprehur interesin tuaj përmes plotësimit të formularit si më poshtë.

Të gjitha organizatat të cilat do të shprehin interes për tu bërë pjesë e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, do të kontaktohen nga ne në mënyrë individuale mbi të gjithë proçesin dhe hapat që do të ndiqen në vijim.

(organizata / forumi në të cilën aplikanti bën pjesë ose kontribuon)
(Shpjegim i shkurtër mbi motivin se përse doni të bëheni pjesë e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri dhe se cfarë risish mendoni të sillni në këtë të fundit.)

Na Kontaktoni

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL