FORMULAR PËR SHPREHJE INTERESI
PËR T’U BËRË PJESË E
LIDERSHIPIT RINOR KOMBËTAR
Lidershipi i të Rinjve të Tiranësështë një Rrjet Rinor, i përbërë nga 31 organizata rinore të shoqërisë civile dhe 4 forume politike rinore në Tiranë. Ata vijnë së bashku nën këtë rrjet për t’u konsultuar e ndërmarrë veprime e iniciativa të përbashkëta në interes të të gjithë të rinjve. Ky rrjet është krijuar në Janar të 2012, me mbështetjen e CRCA Shqipëri dhe Olof Palme International Center.
Qëllimi kryesor i Lidershipit është rritja e angazhimit dhe përfaqësimit të të rinjve në vendim-marrje, nxitjes së hartimit të politikave për të rinjtë në nivel lokal dhe atë qëndror, si dhe forcimi i organizatave rinore për të ndikuar në proçeset vendim-marrëse.
Ndër nismat dhe arritjet më të rëndësishme si rezultat i avokimit të vazhdueshëm - tek institucionet lokale dhe ato qëndrore janë si më poshtë:
- Ngritja e Bordit Rinor Këshillimor pranë Këshillit Bashkiak Tiranë. Bordi Rinor Këshillimor është një strukturë këshillimore, e cila konsulton dhe avokon për çdo vendim dhe çështje rinore që merret në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, por jo vetëm.
- Përgatitja e Manifestit Rinor kombëtar “RINIA ZGJIDHJA, JO PROBLEMI”;
- Përgatitja e Planit të Përbashkët të Veprimit të Rinjtë dhe Ofruesit e Shërbimeve, në bazë të metodologjisë Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisje.
- Rritja e Buxhetit Kombëtar të Rinisë për vitin 2014 dhe 2015 krahasuar me Buxhetin e Rinisë për vitin 2013.
- Dyfishimi dhe katërfishimi i buxhetit për nxitjen e punësimit të të rinjve për vitin 2014 dhe 2015 krahasuar me atë të vitit 2013.
- Rritja e Buxhetit për Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional (DRFP) për vitin 2015.
- Hapja e një Qendre Rinore Multifunksionale në qytetin e Tiranës nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në muajin Shkurt 2015.
- Avokimi që Abonetë e Studentit për vitin 2015 të shpërndahen në çdo Fakultet të Universitetit të Tiranës.
- Rritja e buxhetit për rininë tek Buxheti Afatmesëm 2015-2017, i Bashkisë Tiranë.
- Ndarja e granteve të vogla mbështetëse për organizatat rinore të shoqërisë civile, në Buxhetin Afatmesëm 2015-2017 të Bashkisë Tiranë.
- Rishikimi i Kartës së Studentit nga Bashkia e Tiranës, përsa i përket funksionimit dhe aksesueshmërisë së shërbimeve nga të Rinjtë e Tiranës.
Nisur nga gjendja aktuale ku rinia shqiptare nuk ka një organizatë ombrellë kombëtare që mbron interesat e tyre si dhe promovon pjesmarrjen, përfaqësimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile të të rinjve, në po ndërmarrim sot nismën për krijimin e Lidershipit Rinor Kombëtar.
Pjesë e Lidershipit Rinor Kombëtar do të bëhen organizatat rinore të shoqërisë civile nga e gjithë Shqipëria, të cilat kanë aktivitet të provuar si në nivel lokal ashtu dhe në atë kombëtar.
Nëse ju jeni një organizatë rinore apo një organizatë që punon për të rinjtë, ne do t’ju ftonim që të bëheshit pjesë e Lëvizjes Kombëtare për të Rinjtë në Shqipëri, duke shprehur interesin tuaj përmes plotësimit të formularit si më poshtë deri në datën 28 Shkurt 2015.
Të gjitha organizatat të cilat do të shprehin interes për tu bërë pjesë e Lidershipit Rinor Kombëtar, do të kontaktohen nga ne në mënyrë individuale mbi të gjithë proçesin dhe hapat që do të ndiqen në vijim.